DYLON

Fillon implementimi i kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak

Fillon implementimi i kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë,  Sokol Haliti dhe drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, kanë pritur sot në një takim një grup operatorësh ekonomik, me të cilët kanë biseduar rreth implementimit të kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”, të financuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar me intensitet të shtuar në kapjen dhe trajtimin e qenve endacak.

Në bazë të statistikave të AUV-it , deri më tani janë trajtuar 5750 qen në gjithë Kosovën dhe se puna është duke vazhduar në teren, ku në vazhdimësi po rritet i kafshëve të trajtuara.

EkoHigjiena

Shërbimet e menaxhimit dhe konbtrollit të qenve endacak, parashihen që në bazë të udhëzimit administrativ për kryerjen e shërbimeve veterinare të bëjnë kapjen e qenve endacak, trajtimin (kontrollim , ushqim, vaksinim, dehelmitizim, identifikim), kastrim/sterelizim, eutanazia për qentë e sëmurë dhe agresiv (kryerja e procesit të eutanazisë, transporti dhe groposja), hospitalizimi, si dhe lëshimi në vendin e kapjes.

Kontrata për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak është një vjeçare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.