Sport Club Gjilani në bashkëpunimin me markën e njohur të veshjeve sportive Jako ka prezantuar fanellat për edicionin 2024/25.
“Iconic Red është fanella e cila do ta përfaqësojë ekipin në ndeshjet zyrtare të cilat do zhvillohen si vendas, por edhe në ndeshjet të cilat i nevojitet ekipet në udhëtim”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.
“Qaforja e brinjëzuar i jep dresit një stil urban, elegancë që impresionon brenda dhe jashtë fushës. Funksioni Keep Dry përdor mikrofibrat që përcjellin lagështinë direkt mbi sipërfaqen e materialit.
Ngjyra e kuqe simbolizon vendosmërinë tonë dhe shpirtin luftarak si ekip”, thuhet në fund të njoftimit të klubit të futbollit SC Gjilani.
Përndryshe, fanellat do të dalin në shitje në dyqanin e Jako Kosova në Prishtinë. /2LONLINE/