Sport Club “Gjilani” njofton se fazën përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit 2021/22 do ta nis më datë 05 janar.
“Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 13:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Fazën përgatitore skuadra do ta vijojë më 10 janar në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Antalisë në Turqi, me ç’rast do qëndrojë për dy javë për ta mbyllur fazën.
“Për ndeshjet kontrolluese dhe kundërshtarët do ju njoftojmë me kohë, ashtu siç do ju njoftojmë për ndryshimet eventuale brenda skuadrës në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/