Të hyrat nga biletat e ndeshjes me Prishtinën, SC Gjilani t’i dhurojë si donacion për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
Klubi ‘kuqebardh’ ka njoftuar në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook” se shuma e mbledhur do të shkojë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, transmeton 2LONLINE.com.
Ky vendim është marrë nga presidenti i klubit, Florim Zuka.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.