Me tri ndeshjet e ditës së sotme ka përfunduar java e 30-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, ku veçojmë fitoren e SC Gjilanit ndaj Drenicës, dhe tri pikë të reja të kësaj skuadre për të betonuar edhe më në pozitën e tretë që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.
Fitorja e Gjilanit ishte minimale (1-0), ku golin e vetëm e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 50-të të takimit.
Tani Gjilani ka 46 pikë, 5 më shumë se Prishtina e katërta, duke e ruajtur kështu pozitën e tretë e cila ia siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, por mos të harrojmë se skuadra gjilanase ka edhe mundësinë tjetër përmes kupës, pasi, siç dihet, është në finale, ku do të ballafaqohet me Prishtinën.
Përndryshe, në javën e 31-të, Gjilani është mysafire e skuadrës Trepça ’89. /2LONLINE/