Kanë përfunduar përgatitjet e SC Gjilanit për duelin e radhës kampional, me FC Malishevën si kundërshtar për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë.
Në një mot me ndryshime temperaturash, ekipi ka realizuar seancat stërvitore në fushën sintetike në Gjilan.
I gatshëm për këtë ndeshje pritet të jetë Kushtrim Shabani, i cili ishte i suspenduar për shkak të kartonëve në ndeshjen e fundit kampionale (FC Feronikeli ’74), ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është gjithashtu e gatshme.
“Atmosferë dhe ritëm i lartë ka mbretëruar gjatë gjithë javës me futbollistët të cilët janë të gatshëm për këtë ballafaqim, thuhet në një njofitm zyrtsr të klubit, lidhur me stërvitjen e fudnit.
Dueli ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën më 22 Shtator në stadiumin “Liman Gegaj” dhe fillon nga ora 15.00. /2LONLINE/