Pas një takimi që mbajti Këshilli qendror grevist i SBASHK-ut në të cilin takim ishte prezent edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në cilësinë e kryetarit të këshillit grevist të BSPK-së, Ali Gashi kryetar i SPAK, në cilësinë e nënkryetarit të këshillit grevist të BSPK-së dhe Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut me kryetarin e Kolegjiumit të drejtorëve arsimor të Asociacionit të komunave të Kosovës, Samir Shahini, i cili në emër të kolegëve, drejtorë të DKA-ve paraqiti kërkesën për një mirëkuptim që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 ashtu siç është e paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, që SBASHK-u të iu sugjeroj mësimdhënësve që të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MASHTI.
Këshilli Grevist i SBASHK-ut bashkërisht edhe me kryetarin e SBASHK-ut falënderuan z.Samir Shahini për bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke pas parasysh se ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen si dhe duke pas për bazë edhe interesin e nxënësve maturant dhe pas konsultimeve edhe me kolegët sindikalist nga tereni, vendosi që të iu sugjeron të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut të cilët janë të caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore që të marrin pjesë duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjmë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva.
Këshilli grevist i SBASHK-ut:
Reshit Kushaj
Hanife Salihu
Luljeta Boshnjaku