DYLON

Zyrtarizohet mbështetja financiare nga Ambasada Amerikane për strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore

Zyrtarizohet mbështetja financiare nga Ambasada Amerikane për  strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,dhe drejtori i INL, Shawn Waddoups, zyrtarizuan mbështetjen financiare për strehimoret të cilat ofrojnë shërbime strehimi dhe rehabilitimi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Në prani të përfaqësuesve të strehimoreve, u organizua kjo ceremoni në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për mbështetjen financiare në vlerë prej 200 mijë eurove nga Ambasada Amerikane, e cila i kontribuon jashtëzakonisht shumë fuqizimit të këtij shërbimi tejet domethënës për viktimat e dhunës në familje.

EkoHigjiena

Ministrja Haxhiu falënderoi Drejtorin e INL, Shawn Waddoups, për mbështetjen e ofruar dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pakursyer të Ambasadës Amerikane nda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ministrja Haxhiu theksoi se në luftën kundër dhunës në familje nuk jemi vetëm dhe se partnerët strategjik si SHBA-të, janë mbështetje e pazëvendësueshme në këtë drejtim.

Ministrja e Drejtësisë ka marrë përsipër që të angazhohet maksimalisht që të zbatohen në përpikëri hapat dhe masat që kërkohen përkitazi me Konventën e Këshillit të Evropës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.