DYLON

Kërkojnë stimulimin e premtuar

Kërkojnë stimulimin e premtuar
Avatar photo Redaksia

Pasi ditë më parë, kishin mbajtur një grevë njëorëshe, sot punëtorët e Kompanisë “Hidromorava”, sh.a Gjilan, kanë vazhduar aktivitetin sindikal, me një grevë, tashmë dy-orësh, për të kërkuar nga Bordi i Kompanisë, stimulimin e premtuar për punëtorë.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se sot, më datën 14.02.2024, greva e punëtorëve të Kompanisë “Hidromorava” është mbajtur, siç ju kemi njoftuar më herët. “Megjithatë, deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Bordi i Kompanisë “Hidromorava” në lidhje me kërkesat tona për stimulimin që është premtuar…”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Sindikale të KRU “Hidromorava”.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, atyre iu ishte premtuar nga Bordi, se nëse mblidhet një kuotë e caktuar e borxheve, përgjatë vitit 2023, ata do të shpërblehen, por se përkundër që kjo është arritur, premtimin nuk po jetësohet, andaj me greva njëorëshe, e sot edhe dyorëshe, para objektit të administratës të kompanisë, po kërkohet që ky premtim të jetësohet. Aq më tepër, kur kompanitë simotra në komunat tjera, siç thonë sindikalistët, i kanë shpërblyer punëtorët e tyre, për rezultatet përgjatë 2023, dhe në Gjilan kjo nuk ka ndodhur ani se, për dallim nga të tjerët, këtu nga Bordi i Kompanisë ka qenë edhe “kushti”, për shpërblimin e premtuar, e i cili, sipas Shoqatë Sindikale, është përmbushur.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.