(2LONLINE) – Dega e AKR-së në Kamenicë ka mirëpritur sot në radhët e veta Satmifer Kryeziun, asamblist aktual i Kuvendit Komunal dhe ish-nënkryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë.
“Satmifer Kryeziu nga sot është anëtari më i ri i AKR-së në Kamenicë”, ka thënë Fatmir Matoshi, kryetari AKR-së në Kamenicë, në një takim mikpritës.
Matoshi tha se AKR është e përkushtuar që të punoj në të mirë të qytetarëve të Kamenicës, andaj ardhja e Satmifer Kryeziu është një bashkim i natyrshëm idesh dhe qëndrimesh.
“Ardhja e tij në AKR është shumë e mirëpritur, dhe në këtë rast dëshiroj të falënderoj z. Kryeziu dhe në veqanti edhe z. Besim Rexhepaj I cili ishte shumë i involvuar në këtë proces sikundër edhe në të gjitha proceset në AKR. Me z. Satmifer Kryeziu do të punojmë ngushtë në realizimin e programit politik dhe ekonomik të AKR-së” tha Matoshi.
Satmifer Kryeziu, pas kalimit të tij në AKR tha se ardhja e tij në këtë subjekt është vullnetare dhe shumë qëllimmirë.
“Mendimet e mia përputhen plotësisht me ato të AKR-së e cila u dëshmua si parti shumë serioze dhe transparente dhe ka një program I cili mund të gjejë zbatim në Komunën e Kamenicës. Përveç mikpritjes që gjeta nga kryetari I degës z. Fatmir Matoshi dhe dega e AKR-së kalimin tim e kam konsultuar edhe me mbështetësit e mi të cilët do të ndjekin veprimin tim.” tha Satmifer Kryeziu.
“Dega e AKR-së në Kamenicë në ditët në vijim do të pres edhe kuadro të tjera të dëshmuara të Komunës së Kamenicës dhe është e vendosur që të mbajë derën e hapur për të rifreskuar dhe përforcuar strukturat e saj”, ka thënë kryetari ii saj Fatmir Matoshi. / 2lonline/