Dyqani ekskluziv “Sara Fashion” që është hapur tani së fundi në hapësirat e Vali Ranch, në Përlepnicë të Gjilanit, është një vend ideal për të përzgjedhur fustanin e nusërisë, e cila do ta madhështojë edhe më ditën e martesës, për të pasur një kujtim unik dhe të paharruar gjatë gjithë jetës.
Një ambienti madhështor siç është Vali Ranch Resort, i njohur më tani për hapësirat më të bukura për realizimin e dasmave, festave e ahengjeve të ndryshme familjare, iu është shtuar edhe kjo hapësirë ku ndodhet dyqani “Sara Fashion”.
E kush më mirë se Sara Fetahi, krijuesja e brendit të fustaneve të martesës, që i keni në dyqanin ekskluziv “Sara Fashion”, mund të ofrojë një zgjedhje perfekte, me fustane ekskluzive, me të cilat do ta bekoni ditën tuaj të martesës!
“Të gjitha fustanet janë unike, janë të punuara me dorë dhe kjo është ajo çka i bënë të veçanta, prandaj edhe nuk mund t’i gjeni askund tjetër përveç tek ‘Sara Fashion”, thotë Sara Fetahi, e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë edhe një koleksion i ri i fustaneve që do të jenë edhe më ekskluziv.
Për trendet e vitit 2022, ajo thotë se janë pak më ekstravagante dhe më romantike, derisa thekson atë se për dallim nga Zvicra, kërkesat dallojnë pasi këtu në Kosovë kërkohen fustane më glamuroze, mirëpo kanë bërë një mix të të gjithave në koleksion për t’i sjellë ato së bashku.
Përndryshe, dizajnet e dyqanit “Sara Fashion” mund t’i gjeni në hapsirë ne dedikuar përbrenda ambientit të “Vali Ranch”, e së shpejti disa prej tyre do të mundeni t’i porosisni edhe online në ueb faqen ‘www.sarafashion-ks.com’. /2LONLINE/