Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit e Komunës së Kamenicës. sot ka intervenuar dhe ka bërë sanimin në urën që gjendet në rrugën që qon drejt Moqares dhe disa lokaliteteve të tjera, në Berivojcë, Lisockë e Desivojcë.
“Këto probleme vijnë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, por problemi tashmë është zgjidhur”.
“Nesër por edhe në ditët në vazhdim, Drejtoria do të vazhdojë edhe me kontrollimin dhe sanimin e problemeve të tjera, të ngjashme”, thuhet në njofitmi ne komunës. /2LONLINE/