DYLON

Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve

Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve
Avatar photo Redaksia

Klinika e Onkologjisë, Reparti i Radioterapisë është pajisur me aparaturë të re të Tomografisë së Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT simulator).

Pas mbarimit te procedurave të instalimit dhe kalibrimit, tashmë klinika posedon CT -simulator modern, i cili ofron kualitet të lartë për identifikimin e zonave me interes.

EkoHigjiena

Në veçanti i identifikon dhe korigjon imazhet në të cilat gjenden trupat e huaj.

Sipas planit të paraparë nga operatori, stafi duhet të trajnohet për 4 ditë, në datat e rezervuara nga ekspertët e fushës për shkak të kalendarit të planifikimit, thuhet në njoftim.

Klinika ka vendosur që trajnimi të mbahet në vetëm 2 ditë, me qëllim që numri i diteve gjatë të cilave Reparti i Radioterapisë nuk do të ofrojë shërbime për pacientët të jetë jete sa më i shkurtë.

Andaj, gjatë kohës së trajnimit me 20 e 21 dhjetor 2022( e martë dhe e merkurë), në dy orare të paradites dhe pasditës nuk do të punohet me pacientë në Radioterapi. Pacientët janë njoftuar lidhur me këtë, thuhet tutje në njoftim.

Kjo po bëhet me qëllimin e vetëm që kualiteti i shërbimeve në klinikë të rritet në vazhdimësi, duke e pasur përherë në prioritet shëndetin e pacientëve tanë, thuhet në njoftimin e Klinikës së  Onkologjisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.