“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka votuar në paraditën e sotme në qendrën e votimit në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në lagjen Dardania”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Ai ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje të votojnë vetë e të votojnë sias vullnetit të tyre, për programin më të mirë, sipas bindjes së tyre.
“Të dashur bashkëqytetare e bashkëqytetarë,
Unë kreva obligimin tim qytetar, votova me zemër!
Votoni edhe ju me zemër, për ndryshimin! Vendosni vetë, me votën tuaj, për komunën tonë! Votoni sipas vullnetit tuaj të lirë, për programin më të mirë, sipas bindjes tuaj!” theksoi Sami Kurteshi.