• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Politikë

Çështja e bursave: Komunikata e LDK dhe ajo e Vetëvendosjes

Redaksia 2LONLINE 13 Qershor, 2022 16 min
 Çështja e bursave: Komunikata e LDK dhe ajo e Vetëvendosjes

Komunikata e LDK-së së Gjilanit për konferencën e mbajtur këtë të shtune, ku janë paraqitur Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu.

***

Gentrit Murseli – LDK

LDK në Gjilan publikon super-skandalin me bursat e studentëve dhe parregullsisë në DKRS

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, sot mbajti konferencë për medie lidhur me skandalet e fundit në Komunën e Gjilanit, respektivisht, në Komisionin e Bursave dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Anëtarët e Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli dhe Gresa Avdiu, paraqitën para qytetarëve gjetjet e shkeljeve dhe parregullsive në këtë Komision dhe drejtorinë përkatëse.

“Udhëheqja komunale ta marrë përgjegjësinë për ndërhyrje në Komisionin e Bursave”- tha Gentrit Murseli para medieve.

Me datë 08.06.2022, në zyrën e Komisionit të Bursave është mbajtur një mbledhje e Kryetarit të Komunës. Në këtë rast dosjet e studentëve së bashku me laptopin e punës janë zhvendosur në një pjesë tjetër. Ngatërresa e dosjeve e ka rikthyer procesin në pikën fillestare.

Anëtarët e LDK-së në Komisionin e Bursave, Gentrit Murseli dhe Aferdita Balaj, po kërkojnë që në një procesverbal të veçantë të shënohet e gjithë ngjarja dhe të merret përgjegjësia për çkado që mund të ketë ndodhur.

“Procesverbali duhet të nënshkruhet nga vetë akterët në mënyrë që komisioni të vazhdojë punën intensivisht dhe publikimi i listës të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Anëtarët e LDK-së janë në gatishmëri të plotë për angazhim maksimal gjatë këtij procesi të vështirë”- perfundoi Murseli gjatë adresimit të tij.

Jo më pak skandaloze është edhe puna në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Jeni dëshmitarë tash e 7 muaj të shkeljeve të ndryshme të bëra në Komunën e Gjilanit, respektivisht, në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.

“LDK konsideron të paaftë këtë Drejtori, e cila nuk arrin për 5 muaj ta mbyll një thirrje publike, e për 7 muaj ta sjell një raport financiar, të kerkuar qysh në seancën e parë të Kuvendit Komunal. Kërkojmë edhe sot publikisht, ashtu siç kemi kerkuar që nga fillimi, të sjellet i detajuar financiarisht raporti i Flakes së Janarit”, ka thënë Gresa Avdiu, këshilltare komunale.

“Sa i përket thirrjes së parë publike, e cila bëri bujë të madhe edhe atëkohë, ne kërkojmë publikimin e vendimit për shkarkimin e Komisionit Vlerësues dhe rekomandimin apo vendimin e Komisionit të Ankesave edhe pse nuk e dimë as përbërjen e Komisionit te Ankesave. Pra, anulimi i thirrjes është bërë prej presionit publik dhe jo prej vlerësimit të Komisionit të Ankesave” – tha Avdiu para qytetarëve.

Kryetari i Komunës, me datë 04 maj 2022 merr vendim për emërimin e Komisionit Vlerësues për thirrjen publike të OJQ-ve të datës 08 prill 2022. Në bazë të Rregullores 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve neni 8, pika 5 thuhet:

“Komisioni Vlerësues themelohet gjatë kohës sa thirrja publike është e hapur dhe emrat e anëtarëve të Komisionit Vlerësues bëhen publik brenda shtatë (7) ditëve pas themelimit të komisionit.”

“Ky vendim për emërimin e Komisionit Vlerësues nuk është bërë publik brenda afatit të përcaktuar në Rregulloren 04/2017. Publikimi i vendimit është bërë me datë 01.06.2022, që nënkupton tri javë pas afatit të përcaktuar. Lista preliminare e përfituesve nga thirrja publike është publikuar me datë 01.06. 2022, pra në të njejtën datë kur është bërë publik edhe emërimi i Komisionit Vlerësues. Ky dokument, pra lista preliminare,  i referohet datës 19.04.2022, datë në të cilën Komuna e Gjilanit, respektivisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka pasur asnjë thirrje publike”, tha ajo.

Avdiu tha para gazetarëve se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është zotuar se për sektorin e rinisë do të ndajë 25.000€, por në realitet ka ndarë 11.000€, madje OJQ-ve që nuk janë të profilizuara për këtë sektor, OJQ-ve pa titull të projektit, OJQ-ve që me të njëjtat projekte kanë fituar më herët në sektorin e sportit.

“Është tejet e padrejtë që asnjë OJQ rinore që funksionon brenda territorit të Gjilanit të mos përfitoj nga kjo thirrje publike.”- tha Avdiu.

Në këto parregullsi nuk ka mbetur keq teatri. Pa përfunduar procesi i plote i vlerësimit për drejtor të teatrit, pra, para intervistimit me gojë dhe pas përfundimit të vleresimit me shkrim, është anuluar ky konkurs.

Nuk është publikuar as Vendimi për Konsituimin e Këshillit Drejtues të Teatrit. Pra, vendimi i dates 04.04.2022, për Këshillin Drejtues të Teatrit, nuk eshte i publikuar askund. E çuditshme është se Kryetari i Komunës e anulon konkursin me arsyen se Vendimi për emërimin e Këshillit Drejtues të Teatrit i datës 04.04.2022 nuk është ne harmoni me nenin 11 paragrafi 4 të Ligjit për Teatrot Nr.04/L- 106, sepse njëri prej 5 anëtarëve të Këshillit duhet të jetë përfaqësues i Komunës, derisa me datën 04.04.2022, kryetari vet e ka nënshkruar konstituimin e këtij Këshilli.

“Ka shumë parregullsi tjera që mund të theksohen sot, por, si LDK nuk e kemi parë të mjaftueshme vetëm konferencën për medie. Andaj, dje kemi mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme mbi këto tema,  e cila pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme”- përfundoi Gresa Avdiu.

***

Komunikata e sotme e Vetëvendosjes së Gjilanit për konferencën e mbajtur sot të kryetarit të komisionit për Bursa, Ismajl Kurteshit.

Ismajl Kurteshi – LVV

Reagim në lidhje me prononcimin e degës së LDK-së rreth punës së Komisionit të Bursave

Me 11 qershor, anëtari i Komisionit për Bursa, nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, në një konferencë për shtyp, në lidhje me punën e Komisionit për Bursa, përveç tjerash ka deklaruar se:

  1. Komisioni i ka filluar punët me 25 ditë vonës.

E vërteta është se Komisioni për herë të parë është ftuar me 17 maj, nga z. Gentrit Murseli, të cilit  e kishte siguruar një kopje të vendimit  për formimin e komisionit për ndarjen e bursave, të cilin nuk dihet kush ja ka dhënë pasi që Drejtoresha e DKA-së, Kryesuesi i Kuvendit dhe Zyrtari i Kuvendit Sadri Arifi kanë deklaruar se nuk ia kanë dhënë Gentritit këtë vendim. 

Në  mbledhjen e 17 majit, është vendosur si në vijim: 

  • Komisioni mbledhjet t’i mbaj ne zyrat e Komunës;
  • Kryesuesi i Komisionit të zgjidhet nga Kuvendi Komunal;
  • Rregullorja për ndarjen e bursave, të shqyrtohet dhe KK t’i propozohet plotësim/ndryshimi i saj;
  • Shënimet mbi evidentimin dhe poentimin e Komisionit të shkruhen dhe ruhen në një kompjuter të DKA-së.
  1. Në mbledhjen e dytë të Komisionit të mbajtur me 18. 05. 2022, të kryesuar nga z. Gemtrit Murseli, pas shqyrtimit të Rregullores për Bursa, ka vendosur  me konsensus, që në seancën e radhës së KK-së të propozoj plotësim/ndryshimin e rregullores dhe të kërkoj nga Kuvendi që ta zgjedh kryesuesin e Komisionit. Për shkaqet e lartpërmendura Komisioni u pajtua që deri në seancën e radhës të mos takohet.
  2. Me 30 maj, një ditë pas seancës së KK, në të cilën është votuar për kryesuesin e Komisionit dhe është diskutuar për iniciativën e plotësim/ndryshimit të rregullores, u mbajt mbledhja e tret e komisionit, në këtë mbledhje filloj shqyrtimi i dokumenteve të studentëve që kanë konkurruar për bursa.

   Edhe në mbledhjen  e katërt  me 31 maj,   mbledhja e pestë  me 1 qershor, mbledhja e gjashtë  me 2 qershor dhe në mbledhjen e shtatë , të mbajtur me 3 qershor, komisioni ka vazhduar me shqyrtimin e dokumenteve.

Me 6 qershor (e hënë), Komisioni nuk ka mbajtur mbledhje pasi që katër anëtar të komisionit kanë qenë të ftuar me një trajnim.

 Me 7qershor komisioni nuk ka mbajt mbledhje pasi që  unë (Ismajl Kurteshi) i kam harruar çelësat e zyrës,  më vonë është konstatuar se çelësat i kam harruar në zyre. 

Këtu dua të sqaroj se çelësat e zyrës ku ka punuar komisioni i kam mbajtur unë nga 30 maji, zyra gjatë atyre ditëve ka qenë e mbyllur. 

Ditën që zyra ka mbetur e hapur për shkak të harresës time,  ishte përdorur nga Kryetari Komunës, i cili e kishte mbajtur një takim me persona me nevoja të veçanta, me që rast dokumentet e shpërndara në tavolinë i kishin bërë bashkë në një tavolinë tjetër brenda zyrës, pa e ditur se në atë zyre nuk do të duhej të hynte askush. Për këtë veprim të paqëllimshëm, Kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i Kuvendit i kanë kërkuar falje Komisionit. Me kërkesën e z. Gentrit  Murselit, edhe me 8 qershor, nuk është mbajt mbledhja e Komisionit.

 Me këtë rast unë  kam përshkruar rastin në fletoren e shënimeve  për punën e Komisionit si vijon:

“Komisioni ka konstatuar se në zyrën ku kanë qenë dokumentet, me 7 qershor, Kryetari i Komunës ka mbajt mbledhje me persona me nevoja të veçanta, me që rast i kanë lëvizur dokumentet nga vendi dhe e kanë ndryshuar radhitjen e tyre. Paraprakisht unë i kam harruar çelësat e kësaj zyre në Komunë.  Për shkak të hyrjes  në këtë zyre dhe lëvizjes së dokumentave, Komisioni e ka ftuar Kryetarin e Komunës dhe Kryesuesin e Kuvendit për sqarime. Kryetari ka kërkuar falje dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i njoftuar se në këtë zyre nuk bënë me hy. Gentriti, anëtar i komisionit, ka kërkuar që komisioni sot të mos punoj për arsyet e lartpërmendura.” 

Tekstë q e kam lexuar para komisionit, me tekstin janë pajtuar të gjithë anëtarët.

 Komisioni, pa asnjë kundërshtim, është pajtuar që ta vazhdojnë punën me 9 qershor.

Me 9 qershor komisioni e ka vazhduar punën, në të cilën ka marr pjesë edhe Gentriti, i cili atë ditë ka kërkuar nga unë që të kërkoj nga  Kryesuesi i Kuvendit ta jep  një deklaratë me shkrim në lidhje me rastin. Për kërkesën e Gentritit e kam njoftuar Kryesuesin në të njëjtën ditë.

Me 10 qershor Komisioni ka vazhduar me punë, Gentriti përmes një mesazhi e ka njoftuar komisionin se do të vonohet  20 – 30 minuta por ai nuk erdhi atë ditë fare.

Me 11 qershor LDK ka dal në një konferencë për shtyp përmes të cilës ka krijuar  konfuzion që nuk i ndihmon askujt madje as autorëve të këtij konfuzioni të panevojshëm.

Unë shprehi keqardhje për këto veprime të pa qëllimshme nga njëra palë dhe të pavend nga pala  tjetër, duke premtuar se as një student nuk do të dëmtohet, përveç vonesës 3 – 4 ditëshe për nxjerrjen e rezultateve.  

Dokumentet e studentëve përveç në formën fizike janë edhe të skanuar, prandaj nuk ka mundësi që ndonjë dokument të mungoj. 

Studentët duhet të jenë të sigurt se, puna e komisionit do të jetë deri në fund transparente dhe korrekte, në fund të fundit këtë mund ta vërtetojnë të gjithë studentët e interesuar, posa ta përfundon punën komisioni.

Sot me 13 qershor komisioni do ta vazhdon punën  në orën 18.00, besoj se të gjithë anëtarët e komisionit do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit, në mënyrë që punën që e kemi marr përsipër ta kryejmë sa ma shpejt.

 Ju faleminderit

Etiketa:Gentrit Murseli Gjilan Ismajl Kurteshi LDK rekomandojmë Vetëvendosjes
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com