Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, priti një delegacion të vëzhguesve nga Bashkimi Evropian në përbërje Eleni Ioannou dhe Niels Boel.
Me këtë rast z. Kurteshi, i informoi lidhur me përgatitjet e gjithanshme që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet lokale si dhe për mënyrën e organizimit sa më të mirë të mundshëm.
Përndryshe, sipas tij, bazuar në disa sondazheve që kanë bërë vet partitë rivale, del se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur shifrën 45% të votave ose 3% më shumë nga Zgjedhjet e Përgjithshme të qershorit.
“Ne do të bëjmë një fushatë të ndershme dhe të pa personalizuar, meqë Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan është e para. Është fakt se sa më shumë po asfalton rrugica këto ditë udhëheqja komunale, aq më shumë po na ndihmon sepse qytetarët e kanë kuptuar këtë sjellje mashtruese elektorale të atyre që dinë të premtojnë shumë, e të investojnë tepër pak” .
Nga ana e tjetër, përfaqësuesit e BE-së, bënë disa pyetje lidhur me specifikat e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit dhe treguan se ky është monitorim afatgjatë para dhe pas zgjedhjeve.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje