“Në fshatin Kmetoc u mbajt një takim i përzemërt me banorët e fshatit, në të cilin kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, shpalosi programin për mandatin e parë qeverisës në komunën e Gjilanit”.
Sami Kurteshi, paraqiti para të pranishmëve 20 zotimet e LV-së, për mandatin e parë, duke theksuar se të gjitha zotimet janë konkrete, të arritshme dhe jo premtime koti. LV-ja nuk premton atë që nuk mund të realizoj, por zotimet tona janë punë që do të kryhen me patjetër në mandatin e parë. Banorët premtuan mbështetje për Sami Kurteshin dhe listën e LV-së për Kuvend Komunal, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, Qendra – Gjilan.
sponsorizuar nga Vetëvendosje