Prokurori i EULEX – it Maruizio Salustro ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, deri më 23 dhjetor 2013, ndaj Sylejman Selimit – ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe 6 ish bashkëluftëtarëve të tij.
Avokati Tomë Gashi, pretendimet e prokurorit i konsideron fyese dhe joligjore.
“Përsëri prokurori I EULEX-it, Salustro ka kërkuar nga Gjykata themolore në Mitrovicë që të vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj deri më 23 dhejtor 2013, ndaj sylejman Selimit ish- komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe gjashtë ish bashkëluftëtarëve të tij. Unë si avokat i z. Selimi, i konsideroj si jo ligjore dhe fyese pretendimet e prokurorit, se z. Selimi dhe të tjerët që luftuan për çlirimin e Kosovës do të ikin nga Kosova për të mos u përballur me një gjykim të ardhshëm”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Sipas Gashi, prokurori pretendon se mund të ketë ndikim tek dëshmitarët në këtë çështje dhe në të njëjtën kohë, prokurori ka paralajmëruar ngritje të aktakuzës për disa ditë.
Gashi ka thënë se nëse është kështu, atëherë si mund të ndikohet tek dëshmitaret të cilët paskan dhënë deklarata gjatë hetimeve.
“Prokurori pretendon se mund të ketë ndikim tek dëshmitarët në këtë çështje dhe në të njejtën kohë prokurori paralajmëron ngritje të aktakuzaës për disa ditë. Nëse eshtë kështu atëherë si mund të ndihkohet tek dëshmitarët të cilët paskan dhënë deklarata gjatë hetimeve. Ne si avokatë do të paraqesim kundërshtiumet tona. Dhe mbetet që gjkykata të vendos. Duhet thënë se paraburghimi është duke u përdorur si dënim e jo si masë thuajse në të gjitha rastet e haputra kundëri sh pjesëtarëve të UÇK-së.”, ka vlerësuar Gashi.