Daçiq: Sa më masovikisht në zgjedhjet e 3 nëntorit

Është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar, ka porositur kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës që i ka bërë Manastirit të Graçanicës, në Kosovë. Kryeministri i Serbisë e ka vlerësuar vizitën e tij si mjaft të rëndësishme dhe ka theksuar se përmes kësaj vizite dëshiron të përçojë mesazhe paqeje.

“Ne, së pari, dëshirojmë të përçojmë mesazhin e paqes dhe mesazhin e një jete të përbashkët. Në anën tjetër, është mesazh se Serbia kujdeset për popullin e saj , për qytetarët e saj dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Gjithçka tjetër, natyrisht, është çështje e politikës ditore. Për ne është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar”, ka thënë Daçiq.transmeton RTK.

Ai ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në tubimin zgjedhor, si dhe nuk do të votojë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Nuk është e imja që të marr pjesë në tubime partiake, por është e qartë se kë e mbështet Serbia. Unë nuk mund të votoj, sepse janë zgjedhje lokale. Unë nuk kam vendbanim në Kosovë, kështu që kur të jenë zgjedhjet parlamentare, unë gjithsesi që do të votoj”, ka theksuar Daçiq.

KOMENTE