Me brohoritje e entuziazëm të pashoq banorët e Lagjës Arbëria kanë mirëpritur kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Albin Kurti shpalosi para të pranishmëve programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë sundimin e ligjit.
“Kurrë më nuk do kemi pushtet që do sillet si pronar i Republikës e që popullin e sheh si argat e armik.
Programi ynë synon që të sjellë edhe drejtësi, edhe barazi, edhe zhvillim. Këto janë tri këmbë që do e bëjnë shtetin e Republikës së Kosovës.” – theksoi Albin Kurti.
e sponsorizuar