/2L ONLINE/ – “Qytetarët përpos që kanë të drejtë të kërkojnë shërbime të mira kërkojnë edhe të trajtohen njësoj në tarifa. Fatura e mbeturinave nga kompania EcoHigjiena në çdo familje tonë vazhdon të vije 5 euro, ndërsa ne si qytetarë kemi pritur t’ia shohim hairin vendimit të Qeverise edhe për faturën për mbeturina pas uljes së TVSH prej 16% në 8%. Kjo besojë që vlen edhe për kategorinë e bizneseve.
Kështu ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Sadat Salihu, Kreu i Vetëvendosjes, Pika në Miresh, e sipas të cilit, qytetarët, e sidomos të moshuarit, pensionistët, qysh edhe është tradita e tyre t’iu rrinë gati pagesave, çdo ditë ankohen për mos ulje të tarifës së mbeturinave, e që kjo ndikon te xhepi i tyre, por edhe te i qytetarëve të lodhur nga kushtet e vështira financiare.
“Prandaj, edhe ne kërkojmë që për faturën e mbeturinave të jetë tarifa 4.70 euro sikurse në qytetet tjera dhe jo 5 euro sië është tani. Presim nga Komuna e Gjilanit që të ndikojë që të zbatohet vendimi, marrë nga Qeveria e Kosovës. Më mirë vonë se kurrë thonë. Kjo qeverisje komunale të zgjohet nga gjumi që e ka kapluar, e t’ia shohim hairin nga ndonjë punë e mirë e saj”, ka thënë Salihu i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/