Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka shpjeguar procedurat që gjyqësori francez do t’i ndjekë në rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pas lirimit me kusht.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se nuk ka asnjë shans që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Ai ka bërë me dije se procedurat për çështjen e ekstradimit mund të zgjasin deri në dy muaj, por beson se brenda një muaji do të përfundojë si çështje.
Salihu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mekanizma për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Sipas tij, dialogu për normalizim me Serbinë duhet të suspendohet për një kohë.