“Ka disa dekada që me gjithë mundësitë e mia, edhe personale edhe familjare, jam angazhuar në shërbim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk ka pas privilegj por edhe përgjegjësi më të madhe se sa të jemi në shërbim të idealeve për të cilat kanë besuar elektorati i LDK-së, veçanërisht në Gjilan. Mirëpo, vjen një moment kur njeriu e kupton se i gjithë kontributi e krejt sakrifica ime personale por gjithsesi edhe familjare, shihen si të pavlefshme nga ata për të cilët nuk kemi kursyer asgjë. Ky moment, për mua, është tani, andaj ju njoftoj se po jap dorëheqje nga funksioni i anëtarit të Kryesisë dhe Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Velekincë, Gjilan”, ka thënë Salih Kqiku në një deklaratë publike drejtuar kryetarit të degës dhe anëtareve të kryesisë së LDK-së dega në Gjilan.
Ja deklarata e tij e plotë:
z.Lutfi Haziri kryetar, anëtareve të kryesisë së LDK-së dega Gjilan 11.06.2023.
I nderuar Kryetar Haziri.!
Ka disa dekada që me gjithë mundësitë e mia, edhe personale edhe familjare, jam angazhuar në shërbim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk ka pasë privilegj por edhe përgjegjësi më të madhe se sa të jemi në shërbim të idealeve për të cilat kanë besuar elektorati i LDK-së, vecanërisht në Gjilan. Mirëpo, vjen një moment kur njeriu e kupton se i gjithë kontributi e krejt sakrifica ime personale por gjithsesi edhe familjare, shihen si të pavlefshme nga ata për të cilët nuk kemi kursyer asgjë. Ky moment, për mua, është tani, andaj ju njoftoj se po jap dorëheqje nga funksioni i anëtarit të Kryesisë dhe Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Velekincë, Gjilan.
Vendim ky aspak i lehtë, por i domosdoshëm në rrethanat e krijuara e sidomos pesë vitet e fundit me qellim te degradimit tim dhe familjes time nga ana e individëve të pameritor mbrenda kësaj partie. Aty ku nënqmohen vlerat, profesionalizmi, kontributi dhe shpërblehet e nderohet më shumë serviliteti sesa angazhimi serioz e sakrifica e pafund, nuk është vend për mua.
Kam besuar dhe besoj në idealet e LDK-së, partisë si një akademi politike e ngritur me urtësi të pashoq nga Presidenti Historik tashmë i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova. Normalisht se kësaj rruge politike nuk i ndahem, andaj nuk i ndahem as LDK-së si parti shtetformuese e këtyre idealeve.
U jam mirënjohës nga thellësia e zemres të gjithë aktivistëve të LDK-së, e në veçanti atyre të nëndegës sonë. Ata janë gurthemeli i secilit sukses jo të paktë që kem arritë bashkërisht. U jam mirënjohës edhe votuesëve që asnjëherë nuk e humbën besimin tek LDK dhe të gjithë kolegëve në parti, miqëve e dashamirëve që saherë ishte nevoja iu përgjigjen me pozitivitet e besim thirrjes së LDK-së.
Uroj që vendimi im të jetë një nismë e analizave themelore përmbrenda një partije që gjithë secili nga ne e ndërtuam ngapak, dhe me misionin dhe vizionin që gjithmonë të bëjmë dallimin e të mires nga e keqja.
Ju falëmnderit,
Salih Kqiku