Poezia që fitoi çmimin e dytë në konkursin anonim letrar “Flaka e Janarit” 2018
Sabit GECAJ
BUKA TOKA NJERIU
Tetana shqisa tflejnë në pluhun
Kur e di se ti punon njëzet minuta
Për një bukë të vetme një kore të thatë
Ose më shpesh për fotografinë e saj dhe jo atë vetë
Unë e di se vendi yt nuk është vend
Por unë e di se vendi ynë është tokë
Herë e zezë e herë e kuqe
Që e bë bukën dhe njeriun
Po jo si ky i sodit që të është ngjitë në grykë
Që të pëlcet në fyt e të djeg në shpirtë!
Them se unë e di një rrugë një e re të fortë për buken
Dhe e di një rrebesh e një shi që lanë rrugët
E di dhe një kohë që shpërlanë ngjyrat
Të gjithë portretet e pispillosura të zgjedhjeve elektorale
Dhe patjetër e di një shi që lanë të gjitha mitet
Që i zhbënë të gjitha fjalët me hire hyjnore
Përfytyrat e shkruara e të kënduara në muret e shtëpive të rrënuara
Vërtet e di atë ëndërr atë mit
Ti prit veç pak mos rri e prit…
Shifra: Hija e shtetit