DYLON

Shpallen solemnisht rezultatet zyrtare të OMK 2018, gjilanasit shkëlqyen përsëri

Shpallen solemnisht rezultatet zyrtare të OMK 2018, gjilanasit shkëlqyen përsëri
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), më 10.02.2018 në Prishtinë, shpalli solemnisht rezultatet zyrtare të Olimpiadës së X Matematike të Kosovës – OMK 2018, të mbajtur më 27/01/2018 në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Matematikanët e rinj gjilanas shkëlqyen përsëri me suksesin e treguar.

Shkruan: Festim Shkodra

Më 10.02.2018 në sallën solemne të FSHMN-së në Prishtinë, prof. dr. Muhib Lohaj – kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (SHMK), shpalli solemnisht rezultatet zyrtare të Olimpiadës së X Matematike të Kosovës – OMK 2018, të mbajtur më 27.01.2018 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë. Sivjet organizimin e kësaj olimpiade e mbështeti materialisht Instituti “ATOMI” në Prishtinë. Ky institut i siguroi edhe shpërblimet për garuesit fitues, si dhe do të bëj përkrahjen me trajnime përkatëse për më të suksesshmit e kësaj gare, e më pas të ekipit të përzgjedhur të Kosovës për pjesëmarrje në IMO 2018.

EkoHigjiena

Matematikanët e rinj gjilanas shkëlqyen përsëri me suksesin e treguar në këtë olimpiadë. Ata edhe sivjet vazhduan traditën e sukseseve. Kuptohet, këtu duke i llogaritë edhe nxënësit gjilanas që pikënisjen e sukseseve dhe përgatitjes së tyre matematike e kanë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit si dhe olimpiadat matematike të organizuara me standarde tejet të larta në Komunën e Gjilanit si dhe ato në nivel shtetëror dhe gjithëkombëtar, por edhe nga përkrahja e familjes dhe plotësimi i njohurive të tyre jashtëshkollore me instruktorë të ndryshëm. Ndërsa tani këta nxënës po vazhdojnë me sukses të lartë shkollimin në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë dhe në Kolegjin ,,Mehmet Akif” në Lipjan.

Kështu nga gjithsejt 12 vende të para në OMK 2018, gjilanasit zunë 5 vende apo 41.67% të tyre, ndërsa nga gjithsejt 21 vetë të kualifikuar për të vazhduar më tej garën për përzgjedhjen e reprezentacionit shtetëror të Kosovës, janë gjithsejt 7 gjilanas apo 33.33% e të kualifikuarve për TST. Por edhe nxënësit tjerë gjilanas që nuk arritën të kualifikohen për të vazhduar mëtej garën, arritën sukses solid në nivel vendi.

Posaçërisht vlen të përmendet për suksesin e treguar gjilanasi ANDI SEJDIU që zuri vendin e parë në klasën e X.

Këtë herë nga ekipi zyrtar i Komunës së Gjilanit, sukses më të madh treguan nxënësit e klasës së IX, ku ERA SYLA (SHMU ,,Selami Hallaqi” – Gjilan) zuri vendin e dytë, ndërsa nxënësi tjetër ART HAJDARI (SHMU ,,Abaz Ajeti” – Gjilan) zuri vendin e tretë.

Pos këtyre nxënësve, gjilanasit tjerë që arritën sukses në OMK 2018 pra janë: ANDI SEJDIU që zuri vendin e parë te klasa e X, LEART AJVAZAJ që zuri vendin e dytë te klasa e XI dhe NITA SYLEJMANI që zuri vendin e tretë te klasa e XII.

Nxënësit tjerë gjilanas, që u kualifikuan për të vazhduar garën më tej deri në përzgjedhjen e ekipit 6 anëtarësh të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Botërore të Matematikës IMO 2018 që mbahet më 04-14.07.2018 në Rumani janë BARDH OSMANI që zuri vendin e katërt në klasën e X dhe VIKTOR AHMETI në klasën e XI që u kualifikua në saje të rezultatit të treguar në IMO 2017.

Ju dëshirojmë suksese të mëtejme të gjithë këtyre matematikanëve të rinj!

LISTA E GJILANASVE QË VAZHDOJNË GARËN PËR PËRZGJEDHJEN E EKIPIT TË KOSOVËS, PËR PJESËMARRJE NË IMO 2018, NË RUMANI

Klasa IX
ERA SYLA , vendi i dytë
ART HAJDARI, vendi i tretë
Klasa X
ANDI SEJDIU, vendi i parë
BARDH OSMANI, vendi i katërt
Klasa XI
LEART AJVAZAJ, vendi i dytë
VIKTOR AHMETI, kualifikohet për pjesëmarrje në TST, në saje të rezultatit të treguar në IMO 2017 ku fitoi medalje nderi
Klasa XII
NITA SYLEJMANI, vendi i tretë

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.