Skuadra italiane, Hellas Verona është një hap afër qendërmbrojtësit kosovar të Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmani.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio përmes një postimi në Twitter. Rrahmani pritet të jetë blerja e parë surprizë e klubit të sapo promovuar në Serie A.
“Verona duket të jetë në fijën e finishit dhe shpreson të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt me lojtarin, duke pasur parasysh se ai po kërkohet edhe nga Celtic dhe Standar Lieg”, shkruan Di Marzio.
Për Rrahmanin është gati një kontratë 4-vjeçare.