Nënkryetarja e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës – Mimoza Shkodra e vizitoi komunën e Kamenicës, ku u mirëprit nga kryetari i Komunës Qëndron Kastrati.
Të pranishëm ishin drejtori i DKRS-së Arianit Ibrahimi, drejtoresha e arsimit Ismete Thaçi, trajner si dhe staf të këtij lloj sporti.
Qëllimi i takimit ishte riaktivizimi i këtij sporti.
Kryetari i komunës tregoi vullnetin për ta mbështetur këtë sport, por ai theksoi se në këtë vit mundësitë financiare të komunës janë shumë të kufizuara, por komuna do të mundohet të gjej forma për të krijuar kushte për zhvillim të këtij sporti.
Shkodra kërkoi që sa më parë të formohen shkollat e volejbollit, të zbulohen talentët dhe të punohet me ta me përkushtim që brenda ca viteve të kemi sportist që na përfaqësojnë me dinjitet.
Kryetari kërkoi nga trajnerët që me vullnetin e tyre me arritje të sukseseve mund ta ndryshojnë gjendjen financiare, duke u ndihmuar edhe nga komuniteti.
Federata e Volejbollit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë do të ju mbështesë u shprehë Shkodra.