DYLON

Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës

Kanadezët të interesuar për investime në sektorin minerar të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka prituri sot një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja, të drejtuar nga presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i saj, Mark D. Cruise, e cila është e specializuar në sektorin e minierave, e në veçanti atë të zinkut.

Ministri Lluka ka njoftuar z. Cruise me resurset minerare që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për investimet e jashtme.

Nga ana e tij, Cruise ka prezantuar aktivitete momentale të kompanisë që drejton në Kanada dhe Afrikë, ndërsa ka shprehur interesimin për sektorin e minierave të Kosovës.

EkoHigjiena

Cruise ka bërë të ditur se nga prezantimet të cilat i ka parë në Konventën e PDAC në Toronto të Kanadasë ku ishte prezent edhe Ministri Lluka, kanë ngjallur interesimin e tij për këtë sektor në Kosovë.

Ai theksoi se Korporata Minerare ‘Trevali’, është prodhuesi i 8-të më i madhi në botë i zinkut, dhe e specializuar në minierat e vjetra, të cilat i kanë revitalizuar dhe i kanë bërë ekonomikisht të leverdishme.

Interesimi i z. Crusie tregon qe vizita e Ministrit Lluka në Toronto dhe kërkesa e tij për të sjell sa më shume investime nga Kanadaja në Kosove, kishte zgjuar interesim edhe për delegacionin kanadez të kësaj korporate të madhe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.