Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, ka folur për ndeshjen Maqedoni – Kosovë.
I pari i FFM përsëriti se gjasat maksimale janë që ndeshja të luhet në Shkup.
Sipas tij, Kosovës do t’i ndajë mbi 3000 bileta, për ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve.
Ai theksoi se do ta organizojnë takimin në mënyrën më të mirë.