(2LONLINE) – Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan i iku edhe Ruhan Kurteshi, nënkryetari i nëndegës së PDK-së në Zhegër të Gjilanit.
Kurteshi e ka konfirmuar për Portalin 2Lonline se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Zhegër dhe për më tepër ai thotë se po largohet krejtësisht nga ky subjekt duke mos qenë më as anëtar.
“Bile më nuk dua të jem as simpatizantë i këtij subjekti”, thotë Kurteshi i cili ndër arsyet përmend edhe injorimin nga Dega me rastin e propozimit të kandidaturave për deputet ku emri i tij nuk është marr fare parasysh edhe pse ishte i propozuar nga struktura e PDK-së së Zhegrës.
Ai tha se nëndega e Zhegrës i ka dërguar tri propozime për kandidatë të mundshëm për deputet, në mënyre që të jepet hapësirë kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan të vendos për propozimet e bëra e në takimin e së shtunës nga këto tri propozime votimi ju kanë nënshtruar vetëm dy prej tyre, me çka është injoruar propozimi i kësaj strukture në Zhegër.
“Duke e parë këtë injorim që më kanë bërë një kryesi krejt artificiale, pa përfaqësim nga asnjë anëtar i kryesisë nga Zhegra, unë Ruhan Kurteshi jap dorëheqje nga nënkryetari i nëndegës dhe anëtarit të PDK-së”, ka thënë ai.
Përndryshe, Ishte emri i tij, i Bajram Isufit dhe i Ejup Qerimit që ishin propozime të nëndegës së Zhegrës por se kur është votuar në takimin e kryesisë së degës për të propozuarit për deputet të mundshëm, e që ishin 12 sosh, nuk ishte përfshirë fare emri i Ruhan Kurteshit. /2lonline/