RTK ka paralajmëruar se në edicionin e lajmeve qendrore të orës 19:30 do të sjellë kronikën e saj ekskluzive lidhur me ndërlidhjen “trekëndësh” serbe për t`i penguar apo manipuluar zgjedhjet e 11 qershorit. “Trekëndëshi” është Vuçiq-BIA-Strukturat kriminale në veri.
RTK-së ka arritur deri te materiale dokumentuese që e dëshmojnë këtë. – Çfarë po përgatitet për zgjedhjet e 11 qershorit nga Beogradi? – Kush janë aktorët e përfshirë? – A është Vuçiqi nervoz për shkak të zbulimit të planit të tij?
Sipas RTK-së, të gjitha këto, sonte në lajmet qendrore në RTK, me materiale dokumentuese që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në zgjedhjet e 11 qershorit!
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=171388