DYLON

NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, z. Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, z. Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Zëvendësministri Behar Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.

Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATOS u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë. Të dy palët dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.

EkoHigjiena

http://mpb.rks-gov.net/News.aspx?ID=1005

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.