RROTULL NESH
Mund të shkrihemi rrotull syve të botës
duke hedhur tutje rrugët e perëndimit të kuq
duke mbledhur gjethet e stinës së verdhë
une dhe ti
të presim agimin e ditës
nën petkun e qiellit blu
t’i sodisim yjet tek bien poshtë.
Rrotull
rreth njëri tjetrit
si boshti i akrepave të orës
kur takohemi në tik-taket e kurdisjes
më perqafon
sikur toka driten e hënes netëve të dimrit.
Rrotullohemi
e rrotullohemi rreth njëri tjetrit
tani në vallzim sirenash thellsive të oqeanit.
Rreth botës mund të shkrihen mijëra puthje
mijëra fustane fluturuar me erën
që zhveshin këmbët e njoma
mijëra sy të ndezur
buzë të etura.
…si tonat fllade s’gjen askund e di..?
Rrotullohemi
dhe gjejmë çdo herë sytë e njëri tjetrit
të prekin dritën e perëndeshës së hyjit.
Linditë RAMUSHI DUSHKU