DYLON

Meta- Veseli: Shtysë bashkëpunimit Shqipëri- Kosovë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë një takimi që zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me homologun e Kosovës, Kadri Veseli, Meta tha se është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy administratave të vendeve. Në konferencën e përbashkët për mediat, Meta deklaroi se e ardhmja e dy vendeve është Bashkimi Europian, ndërsa shprehu mbështetjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo vizitë do ti japë një shtysë të re dhe më dinamike, marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit të Kosovës, shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shqipëria ndër vite.

EkoHigjiena

Veseli tha se ndodhet në Tiranë për të çuar përpara mesazhin e bashkëpunimit, duke shtuar se moment të rëndësishëm përbëjnë transformimet e mëdha veçanërisht në fushën ekonomike. “Në kuadër të integrimeve drejt BE-së, kemi vendosur të kemi komunikime të përbashkëta. Kemi shumë aspekte ku mund të shërbejë përvoja, në mënyrë që brenda vitit 2020 të jemi të integruar, ose dhe më shpejtë”, u shpreh Veseli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.