DYLON

Ahmet Isufi: Ja nga çka kam dezertuar

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk ka dashur të komentoj deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. Isufi në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë së për asnjë moment nuk e ka lëshuar vijën e frontit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

“Kam dezertuar nga emigrimi dhe ikja jashtë vendit”, ka thënë shkurt Isufi.

EkoHigjiena

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lufti Haziri mbrëmë në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas publikimit të listave për zonën e veteranëve të Zonës së Karadakut.

Haziri ka shkruar se Agim Çeku duhet t’i vijë turp për këtë listë të paturpshme. E në veçanti, sipas Hazirit, duhet të turpërohen Ahmet Isufi e Shemsi Syla, të cilët dezertuan në kohën më të rëndë për luftëtarët e lirisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.