Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti, një qytetar ka humbur jetën në një aksident me traktor. Deri sa ishte duke shkuar për të marrë dru është rrokullisur me traktor dhe ka humbur jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raportin e policisë, në lidhje me këtë vdekje aksidentale.