Nga: Blerim SHERIFI – PhD Candidate
Rrjetet sociale dhe gjuha e urrejtjes, shprehjet fyese, ofenduese denigruese, linçuese e deri te kërcnimet- mungesë e kulturës, edukatës familjare, arsimimit, thjeshtë paraqitje reale e karakterit të njeriut dhe shoqërisë sonë.
Shoqëria jonë ende nuk ka arritur atë pjekurinë që duhet pajtojmë dhe pranojmë mendimin e tjetërit ndryshe nga ne, shoqëri e cila nuk pranon diversitetin si vlerë që edhe nëse dallojmë në mendime, gjuhë, besim, kulturë e traditë, prapë dhe para se gjithash jemi qenie njerëzore.
Uroj që shoqëria jonë të i kthehet leximit e të ushqejmë mendjen me dituri, fjalorin me shprehje, shpirtin me dashuri e tolerancë, të i shmangemi fyerjeve, ofendimeve në baza gjinore, besimi, përkatësie etnike, bindjeve, politike dhe themi mjaftë bullizimit e stigamtizimit.
Po jetojmë në një kohë të pakohë ku për çudi rrjetet sociale dhe mediet u ka dhënë të drejtën, mundësinë dhe “privilegjin” si një “analfabeti” ashtu edhe një akademiku të shprehin mendimet për çështje caktuara e në disa raste në të gjitha temat aktuale.
Rrjetet sociale dhe mediet janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhe më shumë se kaq, njeriu i shek XXI as që të mund të paramendojë jetën pa internet e pa qasje në rrjete sociale si fb, instagram, twiter, e deri së fundi tiktok.
Lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale dhe përparësitë dhe metat që rrjetet sociale po i ofrojnë njerëzimit, është folur gjerë e gjatë dhe shumë herë nga njohës të ndryshëm, nga kënde të ndryshme me pikëpamje të ndryshme.
Sot, dua të sjellë para jush një pjesë të asaj në lidhje me gjuhën e përdorur nga përdorues të rrjeteve sociale të shtresave të ndryshme me përgatitje të ndryshme edukativo-arsimore.
Është për çudi dhe për të u habitur gjuha vulgare e përdorur nga përdorues të rrjeteve sociale e aq më keq kur kemi përdorim të shprehjeve fyese, ofenduese denigruese, linçuese e deri te kërcnimet dhe e tëra kjo si shkak i asaj, që tekonologjia u ka dhënë mundësinë e të shprehurit duke shkruar e postuar prej një analfabeti e deri te ai në niveli akademiku. Siç edhe thoshte i madhi Umberto ECO duke folur për invazionin e imbecilëve, “Mediet sociale u japin të drejtën e fjalës edhe legjioneve të imbecilëve të cilët më parë flisnin vetem në një kafe-bar pas një gote vere, pa dëmtuar kolektivin. Dikur ata heshtnin shpejt, ndërsa tani kanë të drejtën e barabartë të fjalës për të folur edhe me një fitues të Nobelit”
Sapo të qasesh në rrjete sociale do shohësh statuse, postime, shkrime, komente nga më të ndryshmet e për tema nga më të ndryshmet, që në shumë ato tema e çështje edhe jemi laik, por prapë se prapë për çudi marrim guximin dhe atë trimërinë të replikojmë, komentojmë duke fyer e njollosur individë të caktuar pa pasur fare njohuri për atë se çfarë komentojmë, vetëm e vetëm se nuk pajtojmë për çështje ndryshme, për të cilat as nuk jemi kompetentë fushe, as që kemi njohuri bazike mbi atë temë, por të shtyer nga egoja, vetëbesimi e vetvlerësimi i gabuar, besimi i verbër apo simpatia e sëmurë që kemi ndaj individëve të caktuar duke krijuar mite.
Dhe krejtë kjo vjen si shkak i asaj që jemi shoqëri që nuk lexojmë, shoqëri laike ndaj leximit, kjo lehtë e kuptueshme kur lexon komentet dhe postimet me dhjetëra e më shumë gabime drejtshkrimore në një fjali të vetme.
Shoqëria jonë ende nuk ka arritur atë pjekurinë që duhet pajtojmë dhe pranojmë mendimin e tjetrit ndryshe nga ne, shoqëri e cila nuk pranon diversitetin si vlerë që edhe nëse dallojmë në mendime, gjuhë, besim, kulturë e traditë, prapë dhe para se gjithash jemi qenie njerëzore.
Është për të ardhur keq, kur sot ka të drejtën secili përdorues interneti të shkruaj dhe ofendoj, njollos, denigroj njerëz e personalitete të ndryshme, profesionistë e ekspertë të fushave të ndryshme pa pasur fare në konsideratë apo menduar se, sa e sa mund ai apo ajo ka kaluar për të marrë titullin e asaj fushe apo lëmie caktuar e tani del një analfabet dhe ka mundësinë fatkeqësisht të shpërfaq dhe tregoj karakterin e tij real.
Nuk është thënë se koti, më trego çfarë lexon, të të tregoj sa di!
Është shqetësuese fakti kur sot sapo të qasesh në rrjete sociale do shohësh komente e postime nga më të ndyrat, shprehje denigruese, dhe kur kjo vjen nga të rinjët, rinia e këtij vendi që normal është e ardhmja e këtij kombi, të bën të dyshosh dhe kesh frikë për të ardhmërinë e këtij vendi.
Dhe në fund, uroj që shoqëria jonë të i kthehet leximit e të ushqejmë mendjen me dituri, fjalorin me shprehje, shpirtin me dashuri e tolerancë, të i shmangemi fyerjeve, ofendimeve në baza gjinore, besimi, përkatësie etnike, bindjeve, politike dhe themi mjaftë bullizimit e stigamtizimit. /2LONLINE/