DYLON

Haziri: Nga Gjilani nuk ia falim asnjë minutë qeverisjes që po flet jerm për projektet zhvillimore të Gjilanit

Haziri: Nga Gjilani nuk ia falim asnjë minutë qeverisjes që po flet jerm për projektet zhvillimore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Strukturat e LDK-së në Gjilan, bashkë për hapjen e fushatës zgjedhore dhe fillimin e ndryshimit të madh për Kosovën, në kujtesë dhe respekt deri në përulje për heronjtë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët më 11 janar 1984, u kryengritën dhe u sakrifikuan për lirinë dhe bashkimin e shqiptarëve”, thotë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit.

Sipas tij, kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit janë përfaqësuesit më kredibilë, për një Gjilan e Kosovë ndryshe. Me Lumirin Kryeministër, për marshin e ndryshimit.

EkoHigjiena

“Në Gjilan nuk ia falim asnjë minutë qeverisjes që po flet jerm për projektet zhvillimore të Gjilanit. Këtë të shtunë, me fillim në orën 15:00, mblidhemi tek palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, për t’u nisur në tubimin madhështor të hapjes së fushatës elektorale në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, në ora 17:00”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.