Në dëgjimin publik me komunitetin e sportistëve prezantuam buxhetin e planifikuar për vitin 2023 dhe rritjen e subvencioneve për sport dhe investimet e planifikuara për sportin Gjilanas, bëhet me dije nga Drejtoria për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit.
Më tej thuhet:
Vështirësit e sportit janë të shumta, me infrastrukturë sportive dhe me financimin e mjaftueshëm për aktivitetin e tyre.
Përfaqësuesit e klubeve sportive të Gjilanit kërkuan më shumë subvencione dhe përkrahje për më shumë sensibilizim të ligjit mbi sponzorizimin e sportit.
Ne si institucione do të bëjmë përpjekje maksimale për të rritur bashkëpunimin dhe kordinimin në mes sportit, bizneseve, zyrtarëve të ATK-së dhe kontabilistëve, në mënyrë që të shfrytëzohet mundësia ligjore për një financim meritor për sportin, pa u dëmtuar bizneset të cilat kanë ende paqartësi, pasiguri dhe hezitime për të financuar klubet e ndryshme sportive.
Bashkë mund të bëjmë më shumë për sportin. /2LONLINE/