Para 15 muajsh Muriqi ishte transferuar te Rizespori për 900 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij në treg llogaritet 7 milionë euro.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi sivjet ka pasur sezonin më të mirë në karrierë. 24 vjeçari që së fundi realizoi edhe kundër Galatasarayit, ka luajtur 32 ndeshje në Superligën turke duke shënuar 15 gola dhe 7 asistime.
Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Muriqit në Rizespor, skuadër që është e interesuar të përfitoj sa më tepër para nga shitja e tij, duke parë që në adresën e tyre kanë ardhur shumë oferta.