DYLON

Feronikeli apo Prishtina, kjo është shuma që fiton kampioni i Kosovës

Feronikeli apo Prishtina, kjo është shuma që fiton kampioni i Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni i Kosovës ne futboll i ka të sigurta 310 mijë euro, prej tyre 260 mijë euro nga UEFA dhe 50 mijë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Edhe këtë vit kampioni i Kosovës do të luaj në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve në mënyrë që të inkuadrohet në rrethin e parë kualifikues.

Sikur edicionin e kaluar edhe sivjet do të organizohet mini turne mes kampionëve të 4 shteteve, Kosovës, Gjibraltarit, San Marinos dhe Andorrës dhe UEFA ka vendosur që këto ndeshje të zhvillohen në Prishtinë.

EkoHigjiena

Nëse kalohet edhe rrethi parakualifikues, kampioni i Kosovës do të pasurohet edhe me 230 mijë euro.

Pas humbjes që pësoi Llapi të shtunën nga Prishtina, dy kandidatët kryesor për të fituar këtë shumë të parave janë Feronikeli dhe Prishtina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.