Action for Mothers and Children (AMC) me përkrahje të Solidar Suisse, zyra në Kosovë, organizon tryezë diskutimi me temën: “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”.
Gjatë së paku tre dekadave të fundit, shkalla e lindjeve me prerje cezariane (PC) është rritur pandërprerë në të gjithë botën, dhe kjo ka sjellë shqetësim si për shtetet ashtu edhe për organizatat ndërkombëtare të shëndetit.
Një studim i zhvilluar në Kosovë për faktorët dhe seksionët e sistemit shëndetësor ka konfirmuar se PC-të po përdoren me tepri dhe po kryhen edhe në mungesë të komplikacioneve gjatë lindjes.
Me synim të adresimit të kësaj dukurie shqetësuese AMC është duke hartuar një “policy brief” mbi rritjen e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë.
Qëllimi i tryezës është që të diskutohet mes palëve të interesit mbi shkaqet e rritjes, pasojat dhe të identifikohen rekomandime konkrete për parandalimin dhe zvogëlimin e rritjes së numrit të lindjeve pa nevojë me prerje cezariane.
Të gjeturat e tryezës do të përfshihen në përmbledhjen e politikave që do të publikohet nga AMC, e cila do të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe rekomandime për menaxhmentet e institucioneve të shëndetësisë, mjekët obstetër gjinekolog dhe palët e tjera të interesit.