Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK kundërshton zhbërjen e MKRS-së dhe përsëritë kërkesën për krijimin e Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK me këtë kumtesë përcjellë dhe shprehë shqetësimin e institucioneve anëtare, artistëvë individual dhe opinionit publik në lidhje me planet për shpërbërjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të bëra publike nga zyrtarët e partive politike që janë duke negociuar krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.
RRIPAK kujton opinionin publik që me kumtesën e datës 2 dhjetor 2019 ka kërkuar krijimin e Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Kjo kërkesë e institucioneve të organizuara në RRIPAK ka ardhë pas hulumtimeve dhe analizave të bëra nga Sekretariati i RRIPAK duke pasë parasysh edhe zhvillimet në administrimin e këtij dikasteri qeveritar në periudhën e kaluar dhe mangësitë e trashëguara në qeverisje dhe programet zgjedhore të partive politike për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Me këtë kumtesë RRIPAK thekson edhë një herë që partitë politike duhet të rrisin urgjentisht vëmëndjen për rolin dhe ndikimin shoqëror dhe zhvillimor te këtij aktiviteti të rëndësishëm shoqëror, dhe të fuqizojnë pozitën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore në qeverinë e re për të krijuar një paradigmë të re zhvillimore në Kosovë duke trajtuar artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore si interes kombëtar dhe pikë parësore të politikave zhvillimore.
RRIPAK vlerëson të dëmshme për interesin publik dhe kombëtar të Kosovës planin për zhbërjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe mos themelimin potencial të Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
RRIPAK planin për zhbërjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e konsideron të rrezikshëm për kornizën ligjore të Kosovës, e cila administron institucionet publike dhe këtë sektor në Kosovë, të dëmshmë dhe të rrezikshme për zhvillimin dhe funksionimin e institucioneve publike dhe të pavarura të artit dhe kulturës, të dëmshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe shkatërruese për punën artistike dhe kulturore në Kosovë në përgjithësi.
RRIPAK tërhjekë vëmendjen zyrtarëve të partive politike që janë duke negociuar krijimin e qeverisë së re të Kosovës, që Ministria e Kulturës është pjesë e rendësishme përbërëse e secilës qeveri progresive të vendeve të Evropës jug-lindore, dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
RRIPAK thekson që me zhbërjen eventuale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe mosthemelimin e Ministrisë së Kulturës, Kosova do të veçohej nga shembujt e politikave progresive në vendet demokratike të Evropës jug-lindore, dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Sekretariati i RRIPAK ka hulumtuar modelet e vendeve të rajonit dhe përseritë edhe për këtë kumtesë se ka shkoqitur modelin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila në përbërjen e vet gjithashtu ka 12 ministri (sa mendohet që do të ketë Qeveria e re e Kosovës) pjesë e të cilës është edhe Ministria e Kulturës si ministri e veçantë.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë në përbërje të vet ka edhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ministria e Kulturës është ministri e veçantë edhe në Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacise dhe Sllovenise.
RRIPAK vlerëson që për krijimin e mundësive për zhvillime të hovshme shoqërore, zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë dhe krijimin e një momenti të ri zhvillimi të vendit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duhet të reformohet, dhe në këtë proces kjo Ministri nuk duhet të zhbëhet por të reformohet dhe të ristrukturohet në Ministri të Kulturës, duke pasë për bazë modelet e sukseshme në rajon, dhe më gjërë.
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës në procesin e hulumtimit dhe konsultimit të vazhdueshem me synim: (1) krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura dhe publike të artit dhe kulturës, (2) zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, (3) demokratizmin, profesionalizimin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës në Republikën e Kosovës, (4) mbrojtjen funksionale të trashëgimisë kulturore të Kosovës, (5) promovimin e domosdoshem ndërkombëtar të artit dhe kulturës së popullit të Kosovës, (6) zhvillimin ekonomik të ndikuar nga zhvillimi i artit dhe kulturës, vlerëson si të domosdoshme themelimin dhe reformimin e Ministrisë së Kulturës, si ministri e re dhe e veçantë, dhe ministri e rëndësisë primare në procesin e reformimit dhe krijimit të Qeverisë e re të Kosvës.
RRIPAK – Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës procesin e krijimit dhe fuqizimit të Ministrisë së Kulturës e sheh si hap të parë të domosdoshëm për realizmin e ndryshimeve të pritura nga rezultati i zgjedhjeve të vitit 2019, që fuqizojnë ndëveprimin shoqëror dhe zhvillimin e përmbajtjes artistike dhe kulturore që krijohet në Kosovë dhe mbrojtjen efektive të trashëgimisë kulturore.
Ministrisë e re e Kulturës është e barazvlefshme me krijimn e rrethanave që Kosova të bëhet pjesë e zhvillimeve progressive dhe prijë në rajon për politikat e reja publike në këtë sekor, me ndikim në zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në Kosovë, dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
RRIPAK vlerëson që me krijmin e Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Kosovës Republika e Kosovës përfundimisht largohet nga mentaliteti qeverisës i administratës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë, dhe politikave pasuese, për tu bashkuar me proceset zhvillimore në vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.
RRIPAK vlerëson që me krijmin e Ministrisë së Kulturës Republika e Kosovës largohet edhe bindja e krijuar në opinionin publik kosovar që zyrtarët e partive politike që janë duke negociuar krijimin e Qeverisë se re të Kosovë po sakrifikojnë interesin publik, në këtë rast artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, për të kënaqur ambicjet partiake të njërës apo të partisë tjetër pjesë e këtyre negociatave.
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Kulturës vlerëson që fusha e artit dhe kulturës duhet të trajtohet si interes nacional i Republikës së Kosovës, dhe fushë e pavarur nga ndikimi partiak dhe politik, si parakusht dhe zgjidhje e domosdoshme dhe e vetme për të krijuar moment të ri zhvillimi për artin, kulturën dhe shoqërinë në Kosovë, për të fuqizuar dhe mbrojtur institucionet publike dhe të pavarura të artit dhe kulturës, për të fuqizuar potencialin e artistëve individualë dhe institucioneve të të artit dhe kulturës, për të siguruar mbështetje në rajon dhe arenën ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.
UNESCO e njeh kulturën si nxitës të zhvillimit, për shkak se kultura fuqizon njerëzit me kapacitete për të marrë përgjegjësinë për procesin e zhvillimit të tyre.
RRIPAK në këtë proces njeh dhe vlerëson hapat e mëhërshëm politik të ndërrmarë në Republikën e Kosovës, që nga viti 2000, që për synim kanë pasur krijimin e politikave të reja në art dhe kulturë, fuqizimin e institucioneve publike dhe të pavarura të artit dhe kulturës dhe rritjen e ndikimit të artit dhe kulturës në zhvillimet shoqërore në Republikën e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
RRIPAK i bën thirrje mekanizmave ndërkombëtar në Republikën e Kosovës dhe Zyrës së Përfaqësueses së Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, që të bëhen pjesë e procesit të kundërshtimit të zhbërjes të MKRS-së, të reformimit të këtij dikasteri, për krijimin e MInsitrisë së Kulturës dhe politikave progressive bashkëkohore publike në art dhe kulturë në Republikën e Kosovës, dhe të investojnë kapacitetet e tyre në këtë proces dhe të ndihmojnë këtë process vital.
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës është themeluar për të krijuar një mjedis të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, demokratizmin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës të institucioneve të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë.
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës vlerëson artin dhe kulturën si fushë të interest nacional të Republikës së Kosovës që ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike në vend dhe ndikim të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Institucionet anëtare të Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK janë: ALBANIADA, ARS KOSOVA, ANSAMBLI ATTACCA, ESTA KOSOVA, FESTIVALI 9/11, FESTIVALI DAM, FESTIVALI PIANISTI I RI, FESTIVALI PRIFEST, FESTIVALI REDO, FESTIVALI FRYMA E RE, FRABAC, GALERIA EXPO ART 40, GALERIA QAHILI, GALERIA OPEN ART, INICIATIVA E HISTORISE GOJORE, KOSOVO ARCHITECTURE FOUNDATION, PRISHTINA JAZZ FESTIVAL, QENDRA KOSOVARE PER MUZIKEN E RE / FESTIVALI REMUSICA, SHOQATA KOSOVARE CHOPIN, SHKAS SYTHI / ETNO FEST, STACION – QENDRA PËR ART BASHKEKOHOR PRISHTINË, TEATRI URBAN PRISHTINË, CULTURAL HERITAGE ËITHOUT BORDERS / TRASHËGIMIA KULTURORE PA KUFI (CHwB) – URBANIAK, VARG e VI QENDRA PER ART BASHKEKOHOR GJILAN, VIART.