/2L ONLINE/ – Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nê Kamenicë është njoftua për një rast rrahje para një kafeneje në Kamenicë. Njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se dy të dyshuarit rom, shtetas tê Kosovës, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes veti ka ardhur edhe deri tek rrahja mes tyre, ku njërit nga të dyshuarit i janë thyer katër dhëmbë, ndërsa i dyshuari tjetër ka të lënduar dorën e majtë – sipas raporteve mjekësore të lëshuar nga Emergjenca- Gjilan.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari i parë është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/