Krijimi i miteve apo personaliteteve imagjinare ekziston nga lashtësia. Ndërsa krijimi i personaliteteve të dyfishta është dukuri e kohës sonë, është dukuri e njerëzve me ambicie të theksuara karrieriste, duke shkelur mbi fatkeqësinë e të tjerëve.
Florim Zeqa
Glorifikimi i ngjarjeve historike, ka ndikuar në prodhimin e figurave mitologjike, në shpërputhje të plotë me realitetin e kohës dhe hapsirës në të cilën kanë vepruar.
Ndërsa personalitetet e kohës sonë janë të ndërtuara në përputhje me realitetin, vërtetësinë e ngjarjeve dhe kohezionin politik.
Kështu bie fjala, imazhi i personalitetit të liderit historik Ibrahim Rugova, është ndërtuar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën prangat e okupimit klasik serb.
Urtësia, sinqeriteti dhe përçimi i frymës unifikuese e kishin bërë Ibrahim Rugovën, personalitet të dashur për bashkombasit e tij dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare, personalitet të papërseritshëm në 100 vjetshin e ardhshem.
Se në ç’masë ishte ngritur personaliteti i Ibrahim Rugovës, u dëshmua në lamtumirën e fundit në janarin e vitit 2006. Krahas një pjesmarrje masive të popullatës shqiptare, kur temperatuarat ishin minus 20 gradë, e paparë dhe e jashtëzakonshme ishte edhe pjesmarrja e burrështetasve dhe personaliteteve më të njohura të arenës ndërkombëtare.
Fjalët që u shkruan e than për të nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, janë treguesi më i mirë për respektin që gëzonte lidershipi i Ibrahim Rugovës në botën shqiptare dhe arenën ndërkombëtare.
Ky imazh pozitiv i Ibrahim Rugovës, kishte bërë që pas shkuarjes së tij në amshim, në radhët e LDK-së të fillojë një betejë e ashpër mes eksponentëve politikë, të shndërruara më pas në grupe rivale në këtë subjekt politik me qëllim të përvetësimit të “vazhdimësisë” rugoviane në LDK.
Një betejë e tillë, madje edhe shumë më e theksuar dhe sostifikuar është duke vazhduar këtyre viteve, muajëve, javëve dhe ditëve të fundit.
Përkundër dëshirës dhe ambicieve për të marrë primatin e vazhdimësisë rugoviane në LDK, asnjëri nga pretendetët politik deri më sot nuk arriti të krijoj besueshmëri dhe lidership të përmasave rugoviane, përkundrazi e bënën të kundërtën, duke e ndarë dhe përqarë elektoratin si asnjëherë më parë.
Madje lidershipi aktual i LDK-së, e ka bastarduar aq keq frymën rugoviane në LDK, duke shkaktuar krijimin e grupeve edhe brenda klanit të cilin ai drejton, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve artificiale;
-bllokun e mbështetësve verbal dhe
-bllokun e të “”rebeluarëve” artificial.
Si njëri, ashtu edhe tjetri bllok politik, janë në shërbim të tij, janë të klonuarit e tij të cilët ai i përdorë dhe i futë në veprim varësisht prej situatave dhe rrethanave elektorale.
Përgjatë këtyre viteve të sundimit të klanit Mustafa në LDK, askush nuk e ka mbrojtur më mirë se sa të “rebeluarit” e tij. Pa dashur të personalizoj situatën,me qëllim të vërtetimit të asaj që ceka më sipër, do i marrë vetëm dy raste si shembuj, kur të “rebeluarit” u treguan besnikët me të mëdhenjë të tij.
Rasti i parë, ka të bëjë me kohën e VLAN-it, gjegjësisht të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar në kuvendin jolegjitim (pa pjesmarrjen e pozitës), kur të njëjtin e rrëzoj Gjykata Kushtetuese.
Pikërisht në atë përballje me Gjykatën Kushtetuese, avokate e tij ishte njëra nga grupi i të “rebeluarvë”. Për koinçidencë, sikurse në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, me rastin e shkarkimit nga posti i kryeministrit (përmes “Mocionit të mosbesimit” të organizuar pushtet-opozitë) me 10 maj 2017, prap në cilësinë e deputetes e luajti rolin e avokatës e “rebeluara” e tij, por kësaj radhe në mbrojtjen e idhullit të saj, ishte e shoqëruar edhe nga “avokatë” të tjerë nga grupi i të “rebeluarëve”,…duke u munduar të mbrojnë të pambrojturin përmes lëvdatave mitologjike, duke e shndërruar atë në “djallë të mbështjellur me lëkurë qengji”!
Kjo dëshmoj edhe një herë, se gjithë ata që paraqiteshin si të “rebeluar”, i qendronin gjithnjë nën sqetull diktatorit. Sa herë që e ka kërkuar nevoja, hapur apo fshehurazi i kanë mbajtur “zhagun” Isa Mustafës në shkatërrimin e LDK-së rugoviane.
Edhe përkundër faktit se ditëve të fundit janë shtuar zërat (me të drejt) për dorëheqjen e Isa Mustafës si pasojë e debaklit zgjedhor, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. E vështirë të ndodhë dorëheqja e Isa Mustafës së barrikaduar nga klani mafioz i sejmenëve të tij dhe akoma më vështirë të ndodhë shkakrimi shkaku i mbrojtjes nga të “rebeluarit” e tij nga brenda!
Mirëpo, edhe në këtë aspekt janë duke u bërë përgatitjet, për të ruajtur vazhdimësinë e klanit Mustafian në LDK, nga figura krejtësisht të panjohura politike në përiudhën rugoviane.
Kështu pra, asgjë nuk ndodh rastësisht, i rastësishëm nuk është as anatemimi i figurave markante, themeluesve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të atyre që i qendruan besnik për 27 vite rresht filozofisë politike rugoviane.
Ngritja e shpejtë e disa figurave politike në LDK-në post-rugoviane u ngjanë “Këpurdhave pas shiut”, të cilave do t’u gëzohej vetëm kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për t’i përdorur si “lënd të parë” në fabrikën e premtuar të Këpurdhave në një rajon të Mitrovicës.
Kur jemi në këtë segment, të gjithë mbështetësit e liderit diktatorial të LDK-së, qofshin ata të hapur apo në prapaskenë, e kanë afatin e shkurtër të mbijetesës në politikë, ngjajshëm me këpurdhat e Bahtirit, apo thënë edhe më qartë, janë mite të rrejshme, të krijuara në mënyrë artificiale nga mentorët politik të lidershipit post-rugovian në LDK.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë zyrtarët e lartë të LDK-së duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova! Kjo vjenë në shprehje, jo rezultat i dashurisë dhe përkushtimit që kanë ndaj ish liderit shpirtëror, por si pasojë e dështimit të tyre në menaxhimin e partisë dhe keqqeverisjen e vendit.
Dikush po harron së ka kaluar koha e miteve, jemi në shekullin 21, ku distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët. Zhvillimi i hovshëm teknologjik nuk e lejon më krijimin e miteve si në të kaluarën.
Andaj krijimi i miteve të rrejshme, nuk e forcon LDK-në, përkundrazi e katandisë dhe shkatërron atë në themel, ashtu siq e kanë projektuar kundërshtarët politik të Ibrahim Rugovës.