Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Pragë të mërkurën, ndërsa të enjten do përballet me kundërshtarin direkt të grupit, Çekinë.
Mergim Vojvoda është një nga lojtarët bazë të Kosoves, i cili ka zgjedhur mënyrën më të veçantë për të motivuar vetën para sfidës së rëndësishme.
Mbrojtësi i Kosovës në rrjetin social Instagram, postoi një fotografi sa artistike, aq motivuese, Vojvoda është duke lexuar librin: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta në Kosovë”
Për më tepër që lojtari vjen nga një zonë ku gjatë asaj kohe ishte e njohur për rezistencën ndaj okupatorit serb, pra Skenderaj.