Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet në rregullimin e rrugës bujqësore me zhavorr nga Cerneli deri te lumi i Letnicës.
Ky projekt synon të lehtësojë qasjen e fermerëve në parcelat e tyre.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, konkretisht kjo pjesë ka një cilësi të lartë të bonitetit të tokës e cila ndryshe është edhe e njohur si hambari i Anamoravës. /2LONLINE/