Dyshja e Hellas Veronas, Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani, do të kalojnë te Napoli verën e ardhshme, ku klubi i tyre mësohet se do të fitojë 30 milionë euro për të dy.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se dyshja do të bashkohen me klubin e ri verën e ardhshme, pasi bisedimet kanë filluar tash e dy muaj.
Dy ditë më parë, Amrabat e konfirmoi se transferimi në Napoli ishte pothuajse i kryer, ndërsa pas tij do të bashkohet edhe Rrahmani.
Dy lojtarët do t’i kushtojnë Napolit në total 30 milion euro.