DYLON

Rrahmani: Ëndrra për Euro 2020 mund të bëhet realitet

Rrahmani: Ëndrra për Euro 2020 mund të bëhet realitet
Avatar photo Elife Sherifi

Kapiteni i Kosoves, Amir Rrahmani beson se Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ëndrra për Euro 2020 mund të behet realitet.

Në fund të muajit mars, Kosova do të përballet me Maqedoninë, ku do të kërkojë fillimisht finalen në play-off të Nations League dhe më pas kualifikimin në ‘Euro 2020’.

Kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani tha se të gjithë te Kosova besojnë se mund ta bëjnë ëndrrën realitet.

EkoHigjiena

“Besojmë që mund të arrijmë (të kualifikohemi në Euro 2020). Kemi kundërshtar të fortë  përballë, por të gjithë besojmë. Duam të gjithë të kemi paraqitje më shumë të jemi të gatshëm për ato ndeshje. Si kjo mundësi kemi pak në karrierën tonë si futbollist andaj shpresojmë që të arrijmë atje”, u shpreh Amiri. “Maqedonia ka futbollist që luajnë në ekipe të mëdha, nuk janë të dobët, kanë sulm të rrezikshëm”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.