Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë i motivuar para ndeshjes ndaj Anglisë. Ai gjithashtu tregoi se nga ndeshja e kaluar janë zhgënyer mjaft shumë me humbjen ndaj Cekisë.
‘Eshtë e vërtetë që kemi pas zhgënjim gjith lojtarët, stafi po ashtu edhe populli, se kemi jetu me ëndrrën qe të kualifikohemi, dhe po ashtu ndeshja që do ta luajmë nesër do të ishte me e rendësishme se ç’është tash’, tha Rrahmani.
Ai po ashtu u pyet nga një gazetar anglez se a do të ketë thirrje raciste nga tifozët për arsye që kudo që luajnë i kanë këto shqetësime lojtarët e anglisë.
Mirëpo futbollisti i Kosovës i tha që nuk do të ketë thirrje raciste sepse tifozët janë shumë të sjellshëm e madje shumë futbollistë të Anglisë edhe futbollistët e preferuar për tifozët tanë dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve janë mjaftë të mira.
Rrahmani po ashtu tha ‘Normalisht është e rëndësishme, ta mbyllësh kampanjën me fitore, e dimë që e kemi edhe një kundërshtarë të fortë dhe fitorja do të thoshte që jemi kthyer nga një zhgënjim në një fitore te madhe’.
Kurse, Rrahmani në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka thënë fjalë motivuese para ndeshjes ndaj fuqisë botërore, Anglisë.
“Pa mundësinë për kualifikim por me kokën lartë për ndeshjen e nesërme, së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për çdo kundërshtarë e sidomos në shtëpinë tonë” – u shpreh qendërmbrojtësi kosovar.